Gjiganti angleze Liverpool mund të thuhet lirisht se sot zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta këtë edicion, pasi pësoi disfatë në udhëtim nga Hull City me rezultat 2:0.

Fitore sot shënuan edhe West Ham që është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve shumë të dobëta xhirove të fundit.

Sot West Ham mposhti në udhëtim Southampton me rezultat 1:3.

Nga ana tjetër fitore në udhëtim arriti Sunderland me rezultat 0:4 ndaj Crystal Palace, ku në këtë ndeshje shkëlqeu Adnan Januzaj, pasi asistoi në dy golt e ekipit.

Fitore të thellë sot ka arritur edhe Everton, pasi në shtëpi mposhti Bournemouth me rezultat 6:3.

Artikulli paraprakZyrtare: Peja ndaj Trepçës do të paraqitet pa trajnerin Todorov dhe Veselin
Artikulli tjetërBarcelona pa asnjë problem ndaj Bilbao-s