Manchester City-Chelsea ndajnë pikët në takimin e javës së 25-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Etihad Stadium” që u mbyll me barazimin 1-1.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Sterling që zhbllokoi takimin në minutën e 42’.

City vazhdoi me sulmet, por gjeti barazimin vetëm në minutën e 83’, me Rodrin që shënoi me një goditje të fortë.

Pas kësaj përballjeje Manchester City vazhdon të qëndrojë në vend të tretë me 53 pikë, teksa Chelsea renditet në vend të dhjetë me 35 pikë.

Artikulli paraprakJuve ka harruar si të fitohet, Verona meritoi më shumë
Artikulli tjetërBarcelona fitore në frymën e fundit, penalltia e Lewandowskit nxit polemika