Roger Federer doli në pension në fund të vitit 2022 dhe u kthye në Wimbledon në korrik për të parë ndeshjen midis Elena Rybakina dhe Shelby Roger.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, 42-vjeçari zviceran ka rrëfyer se nuk kishte dëshirë të konkurronte.

“Kur u ula në Royal Box në Wimbledon, babai im ishte pranë meje dhe më pyeti nëse nuk kisha dëshirë të kthehesha në fushë. Unë i thashë menjëherë jo. U ktheva në Wimbledon dhe nuk më pëlqente të luaja. Jam i qetë me vendimin tim. U ndjeva i lumtur që shijoja tenisin”, ka theksuar ai.

“Jam ende në fazën e rikuperimit. Kam pasur shumë probleme me gjunjët, ndaj jam duke u rikuperuar vazhdimisht. Nuk kam qenë në gjendje të bëj shumë ushtrime kardio. Kryesisht bëj bodybuilding, stërvitje forcash, muskuj të barkut dhe kuadriceps. Unë kam një fizioterapist, me të cilin kam punuar për shtatë vjet dhe takohemi katër herë në javë. Bëj trajtime, masazhe, shtrirje dhe disa ushtrime”, shtoi ai.

/Supersport.al

Artikulli paraprakGjermania në kontakte me Nagelsmann
Artikulli tjetërUEFA hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, ngarkohet me gjashtë akuza