Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll. Në finalen skajshmërisht dramatike, Trepça e mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 71:69.

Finalja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Palestra ishte e stërmbushur me shikues, ndërsa ndeshja shumë interesante.

Prishtina kishte dy gjuajtjet e fundit, por nuk i realizoi. Kështu Trepça për herë të tretë rresht e fitoi Kupën e Kosovës.

Artikulli paraprakArsenali triumfon me “manita”, Wolves “ua merr dorën” londinezeve
Artikulli tjetërJuve ka harruar si të fitohet, Verona meritoi më shumë