Kb Peja tashmë ka udhëtuar në Mitrovicë për ta zhvilluar ndeshjen derbi ndaj Trepçës, por edhe këtë radhë skuadra pejane dukët se do të ketë probleme sa i përket drejtimit të skuadrës.

Sipas burimeve të sigurta të “Korneri.net”, Pejën sonte do ta udhëheq Bujar Loci, pasi në drejtim të Mitrovicës nuk ka udhëtuar fare trajneri Alaxandar Todorov, kështu që gjithmonë sipas burimeve tona, ky i fundit me gjasa të mëdha do të largohet nga drejtimi i “Shqiponjave”.

Nga ana tjetër poashtu “Korneri.net” merr vesh se sonte në derbin ndaj Trepçës nuk do të paraqitet as Alban Veseli.

Artikulli paraprakBayern ndalet nga Schalke, fitojnë Hoffenheim, Koln, G’ladbach dhe Herta
Artikulli tjetërTurpërohet Liverpool, spektakël nga West Ham, Sunderland dhe Everton