Tashmë kanë kaluar 10 vite nga ai aksident i tmerrshëm që Michael Schumacher pësoi teksa ishte duke bërë ski. Një aksident që ish-kampionin e Formula 1 e detyroi të qëndronte për një kohë të gjatë në koma.

Prej disa vitesh, gjermani është përmendur ndërsa së fundmi ai që jep informacion dhe të rejat më të fundit nga jeta e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 është miku i tij Jean Todt. Ish-bosi i Ferrarit dhe FIA-s, theksoi se Schumacher nuk është si më parë ndërsa shtoi se 54-vjeçari është me fat pasi pranë tij qëndrojnë bashkëshortja me djalin.

“Schumacher është ende këtu mes nesh, ndaj nuk më mungon. Vetëm se nuk është më Michael që njihnim më parë, është ndryshe. Por, është me fat sepse pranë qëndron bashkëshortja dhe djali që e mbrojnë dhe përkujdesen shumë.

Jeta e tij është ndryshe tashmë dhe unë kam privilegjin që të ndaj disa momente, kjo është gjithçka mund të them. Dhjetë vite më parë pati një fat shumë të keq dhe nuk është më Schumacher që dinte gjithçka mbi Formula 1”, u shpreh Jean Todt për “L’Equipe.

/Supersport.al

Artikulli paraprakSuperkupa e Italisë në Arabi/ Ndryshojnë datat, shtyhen 4 duele të Serie A
Artikulli tjetërRoma e blindon lojtarin fantastik