Ylli brazilian Neymar, gjatë një interviste për mediat franceze, nder të tjerave ka folur edhe për yllin e ri francez dhe bashkëlojtarin e tij te PSG, Kylian Mbappe, shkruan “Korneri.net’.

“Mbappe është si djali im. Unë mendoj se ai është një djalë i artë, ai bën gjëra shumë të mira. Ai është një lojtar i madh. Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në botën e futbollit. Unë jam tifoz i tij. Unë do t’ju ndihmoj sa më shumë që mundem. Unë shpresoj të bëj për atë çfarë Leo Messi ka bërë për mua në Barcelonë, “tha braziliani në Interactive Sport.

Neyamr ka marrëdhënie shumë të mirë me Mbappen, por ë njëjta gjë nuk vlen për Cavanin me të cilin kishte polemika./Korneri.net.

Artikulli paraprakCili nga këta të tre do të jetë fitimitar….?
Artikulli tjetër“Qajnë dhe çirren”: Nuk ka të ndalur lufta mes Conte dhe Mourinho….