Lille-PSG dhuruan spektakël në “Stade Pierre-Mauroy”, në takimin e javës së 16-të të Ligue 1, që u mbyll me barazimin 1-1.

Kjo ndeshje rezultoi shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që patën raste për të shënuar. Pavarësisht tentativave, pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura.

Në minutën e 66’ Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi miqtë në avantazh. Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe në minutën e 90+4’ David barazoi me një super goditje.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës që luan për Lille, Edon Zhegrova e nisi këtë ndeshje si titullar dhe u shfaq në super formë, ndonëse ishte i pafat për të gjetur golin.

Pas kësaj sfide Lille renditet në vend të katërt me 28 pikë, teksa PSG kryeson me 37 pikë.

Artikulli paraprakInter nuk ndalet as nga Lazio
Artikulli tjetërReali sakatoi Villarrealin