Ylli francez i gjigantit francez PSG, Kylian Mbappe, ka arritur që ta mposht Marcus Rashfordin dhe Ousmane Dembelen për ta fituar çmimin e madh për lojtarin e ri më të mirë, por që nuk dëshiron që ta krahasojnë me Thierry Henryn, shkruan “Korneri.net”.

“Është një ndjenjë e mirë kur të krahasojnë me Thierry Henryn, por jo edhe në vazhdimësi”, ka thënë Mbappe.

“Unë dua të jem kopja ime dhe nuk dua që të më krahasojnë me lojtarë të tjerë, pasi ata kanë qenë lojtarë më të mirën në kohën e tyre, ndërsa unë dua të jem më i miri i kohës sime”, ka shtuar ylli i PSG-s./Korneri.net.

Artikulli paraprakJava 10 e Seria A, Napoli do kreun, Milani për të larguar krizën
Artikulli tjetërReali nuk di të shënojë. I ndodh për herë të parë pas 45 vitesh