Reali i Madridid ka në dispozicion shumë yje si Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Asensio, Isco, por skuadra madrilene po vuan në shënimin e golave gjatë këtij sezoni. Gazeta spanjolle “Marca” evidenton faktin se “galaktikët” nuk kanë arritur që të kalojnë karrierën e tre golave për ndeshje në 15 takimet e fundit.

Reali gjatë këtij sezoni nuk është as në podiumin e ekipeve që kanë shënuar më shumë. 18 herë kanë gjetur rrugën e rrjetës të besuarit e Zidane, po aq sa Celta Vigo, dhe më pak se Barcelona, ​​Valencia, Betis dhe Real Sociedad.

Në gjashtë ndeshje, kanë shënuar 3 gola (Barcelonën në Superkupën në ‘Camp Nou’, Deportivo, APOEL, Real Sociedad, Borussia dhe Eibar), 2 në disa ndeshje (Manchester United, Barcelona, ​​Valencia, Alavés , Espanyol dhe Getafe), 1 në dy ndeshje (Levante dhe Tottenham), ndërkohë që nuk kanë shënuar ndaj Betisit në “Bernabeu”.

Kjo ndodh për herë të parë pas 45 vitesh që Reali nuk shënon më shumë se katër gola në një ndeshje në 15 ndeshjet e para të sezonit.

Artikulli paraprakMbappe si Henry? Ylli i ri francez “nervozohet”…..
Artikulli tjetërTalenti rumun debuton në futbollin profesionist pa një dorë