Trajneri i PSG-së, Unai Emery, raportohet se i ka thënë anësorit brazilian, Lucas Moura, që të gjejë një klub të ri në afatin kalimtar të janar.

Sulmuesi brazilian i krahut ka hasur në vështirësi të gjej minuta të lojës që pas transferimit të bashkëkombësit të tij, Neymarit dhe talentit francez, Kylian Mbappe.

Kjo ka bërë që tani Moura të hidhet në treg nga drejtuesit e klubit parisien, teksa ky vendim i është njoftuar edhe nga trajneri Emery.

Lucas ka qenë i lidhur me Chelsean këtë javë, ku ai është përmendur si një zëvendësim për Willianin, i cili mund të shitet drejt Kinës ose diku tjetër.

Artikulli paraprakGarat e stinorit vjeshtor vazhdojnë deri në javën e 18-të ose 19-të
Artikulli tjetërVIDEO / Cilat janë ndeshjet derbi më të zjarrta në botë? Dominon Ballkani