Fundjava futbollistike dhuron disa ndeshje mjaft të rëndësishme derbi në Europë. Në Itali, kryesfida e javës është ajo e kryeqytetit mes Romës dhe Lacios, të cilat kanë tifozeri ndër më të zjarrtat në këtë vend.

Në Spanjë, kjo fundjavë dhuron një derbi të rëndësishëm, atë të Madridit mes Atletikos dhe Realit, një ndeshje e cila ndan shumë gjëra në rrugëtimin e dy skuadrave në këtë sezon.

Ndërsa kampionati anglez dhuron derbin e veriut të Londrës, mes Arsenalit dhe Totenhemit, një duel i cili nuk ka kaluar pa probleme mes tifozerive ndër vite.

E përditshmja spanjolle “AS”, ka përzgjedhur 5 derbi nëpër botë, të cilët mendon se janë ato më të ndezurit dhe përjetohen më me entuziazëm nga tifozeritë. Ndoshta nuk është aspak e çuditshme që tre prej tyre janë në Ballkan. Shihni pamjet në vijim…

Artikulli paraprakI tregohet dera…..
Artikulli tjetër“Supermarket”/ Ja 10 futbollistët që pritet të largohen nga Barcelona