Një nga basktebollistët më të mirë që ka Përfaqësuesja e Kosovës, Erjon Kastrati, shumë shpejtë pritet të rikthehet në aksion pas lëndimit të pësuar, lëndim i cili e la jashtë ekipit për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin “Kina 2019”, shkruan “Korneri.net”.

Kastrati vetëm pak çaste më herët u intervistua nga “Korneri.net”, ku ai foli për lëndimin, dy ndeshjet kualifikuese të Kosovës ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, si dhe për ndeshjet e radhës të Përfaqësueses, ku ai shpreson të jetë prezent

“Po ndihem shumë mirë, kanë kaluar dy javë nga lëndimi dhe nyja e këmbës është dukshëm më mirë. Sipas doktorit të klubit në aksion do të rikthehem në fillim të janarit të ardhshëm. Sa i përket dy ndeshjeve kualifikuese të Kosovës për botërorin “Rusia 2018″, djemt dhanë maksimumin edhe pse patën përballë dy përfaqësuese shumë të forta, por na mungoi fati pasi mund edhe të fitonim, sidomos ndaj Hungarisë. E vetmja gjë që më ka ndërmend pas lëndimit ka qenë se nuk do të mund të luajë për Kosovës, ishte një situatë shumë e vështirë, por sporti i ka edhe këto gjëra. Shpresojë ta marrë vetën shpejtë dhe të rikthehem në ndeshjet e radhës kualifikuese”, tha Kastrati, ekskluzivisht për “Korneri.net”.

Artikulli paraprakStadiumi kombëtar, nis ngritja e tribunave (VIDEO)
Artikulli tjetërLajm i fundit: Gattuso mbledhje emergjente ekipit