Debutim më të keq sesa ai i Gattusos me ekipin e Milanit, nuk mund të kishte për teknikun italian. Benevento i merr pikën e parë, goli i barazimit vjen në minutën e fundit të takimit me golin e portierit, por mbi të gjitha Milani nuk premton.

Gattuso ka kërkuar një mbledhje emergjente me ekipin në një takim përballë lojtarëve. Në këtë mbledhje nuk do të jenë vetëm futbollistët e ekipit, por edhe të gjithë pjesëtarët e stafit në këtë klub.

Lajmi i transmetuar nga “Sky Sport”, tregon gjendjen alarmante që është duke kaluar ekipi nga Milano. Sipas tyre në fokusin kryesor të kësaj mbledhje, do të jenë gabimet e shumta të bëra nga ekipi në ndeshjen ndaj Beneventos. Kjo pasi vendin i fundit në Seria A u përballë me Milanin më të shëmtuar të këtij edicioni.

Artikulli paraprakErjon Kastrati rrëfehet ekskluzivisht për “Korneri.net”
Artikulli tjetërYlli i Interit tallet me “Rossonerët”