“Arena Kombëtare”, stadiumi që do të pasojë “Qemal Stafën”, tashmë është duke marrë formë. Punimet vazhdojnë dhe po ngrihet tribuna karshi, por edhe ajo mbrapa portave, në pjesën jugore të stadiumit.

Punime të gjithanshme, kolona betoni, parkimi nëntokësor dhe kulla e stadiumit, që ka ecur me ritme më të shpejta dhe ka mbërritur tashmë në katin e 13-të.

Tribuna kryesore nuk ka nisur ende, pasi me sa duket do të punohet në pranverë. Sipas parashikimeve, impianti 50-milionë euro do të përfundojë në tetor 2018.

Artikulli paraprakLiria nuk e vlerëson, por e dëshpëron Gjerajn
Artikulli tjetërErjon Kastrati rrëfehet ekskluzivisht për “Korneri.net”