Njëri ndër basketbollistët më të talentuar shqiptarë nëpër botë, Arlind Konjuhi vazhdon të mahnisë me lojërat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tash së fundmi, 15 vjeçari me prejardhje nga Kosova, konkretisht nga Komuna e Vushtrrisë, theu edhe njëherë rekordin e tij personal, me pikë të shënuara për një ndeshje. Më herët kishte 38 pikë të shënuara për një ndeshje, ndërsa tash e ka shtuar atë në 49 sosh. Arlindi para pak ditëve në ndeshje zyrtare shënoi 49 pikë në një ndeshje të vetme dhe padyshim që ky është një prej rekordeve më të mira, që dikush ka mundur ta arrijë në vitin e parë të gjimnazeve në SHBA.

Por nuk mbaron me kaq, dje Arlindi e nisi stinorin e ri me gjenerata më të mëdha se mosha e tij normale dhe që në debutim, arriti që për vetëm 15 minuta lojë të jetë pikëshënuesi i dytë më i mirë i ekipit me 12 pikë, duke impresionuar trajnerët të cilët kanë vetëm fjalë të mira për të. Me të vërtetë, basketbollisti me prejardhje nga Kosova, po shkëlqen me lojërat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpresojmë dhe besojmë që në të ardhmen, ky lojtar do ti mbrojë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës dhe dëshirën për një gjë të tillë, Arlindi e ka konfirmuar edhe në një intervistë dhënë AsistiOnline.com pak kohë më parë. /AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here