“Bomba” e merkatos së verës mban emrin e Antoine Griezmann i cili ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin e Manchester United.

Ky është lajmi i bujshëm i mëngjesit të sotëm i agjencisë “Yahoo Sport”, e cila ka zbuluar marrëveshjen mes sulmuesit francez dhe klubit britanik.

Raportohet se Griezmann do të ketë një pagë të ngjashme me atë të Paul Pogba në “Old Trafford”, pra rreth 18 milionë euro në sezon.

Ndërsa në krahun tjetër Atletico nga shitja e francezit do të përfitojë mbi 100 milionë euro./

Artikulli paraprakJuventus-Barcelona, zhvillim në minutat e fundit
Artikulli tjetërFOTO/ Interi arrin marrëveshjen, goditje e madhe në merkato