Juventus është duke bërë një merkato të kujdesshme, duke menduar edhe për të ardhmen. Drejtuesit e klubit italian janë duke kërkuar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomesh.

Sipas Mundo Deportivo, Juventusi do të rikthehet sërish gjatë verës së ardhshme për shërbimet e tij, të cilin e kërkoi edhe në merkaton e vitit 2016.

Italianët do të mundohen të përfitojnë nga pakënaqësitë e lojtarit për shkak të mos aktivizimit, por edhe duhet të paguajnë për të.

Gomesh i kushtoi Barcelonës plot 50 mln euro kur e transferoi nga Sevilla afërsisht 6 muaj më parë

Artikulli paraprakGolat dhe spektakli Atl.Madrid-Barcelona në këtë video
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja: Ky transferim ‘trondit’ merkaton e verës