Drejtues të skuadrës së Interit kanë arritur marrëveshjen që sezonin e ardhshëm mbrojtësi i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez të transferohet në “San Siro”.

Sipas burimeve të uebit informativ “Calciomercato.com”, klubi zikaltër tashmë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin zviceran.

Sipas të gjitha gjasave Rodriguez do të nënshkruaj kontratë për 4 ose 5 vite ku do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.

Finalizimi i kësaj marrëveshje pritet të zyrtarizohet gjatë merkatos së ardhshme ku pronarët e rinj të Interit do të sjellin në Milano emra të njohur të futbollit botëror.

Image

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja: Ky transferim ‘trondit’ merkaton e verës
Artikulli tjetërKlubi francez e “bllokon” reprezentuesin e Shqipërisë