Trajneri i Eldenses, Filippo Vito di Pierro, asistenti i tij dhe dy futbollistë janë arrestuar në Spanjë për kurdisje të ndeshjes

Barcelona B kishte mposhtur 12:0 Eldensen në Segunda Division B, çka edhe ngriti dyshime se kjo ndeshje ishte e kurdisur.

Disa lojtarë të Eldense akuzuan trajnerin dhe disa lojtarë që kishin shitur takimin, çka doli edhe i saktë, pasi 4 veta janë arrestuar.

Bëhet fjalë për trajnerin Filippo Vito di Pierro, asistentin e tij dhe dy futbollistë të skuadrës, shkruan AS.

Artikulli paraprakIbrahimovic shpëtoi Man.United nga disfata
Artikulli tjetërMonaco në gjysmëfinale të Coupe de France