Pas disfatës që e pësoi 1:4 nga Paris SG në finalen e Coupe de la Ligue, lideri aktual në Ligue1 Monaco, shënoi fitore 2:1 në shtëpi ndaj Lille për të depërtuar në gjysmëfinale të Coupe de France.
Gjithçka ishte e lehtë për Monacon kur shënuan dy herë me dy golat e Valere Germain, e sidomos kur mysafirët mbetën me një futbollist më pak kur nga loja u përjashtua Carlens Arcus ende pa përfunduar pjesa e parë.
Mirëpo, përkundër këtij fakti Lille shënoi njëherë në kohën shtesë me anë të Anwar El-Ghazi, gol i cili mbeti vetëm për statistika.

Artikulli paraprakArrestohet trajneri Barcelonës, asistenti dhe dy futbollistë
Artikulli tjetërMinimalisht, por Atl.Madrid i treti në La Liga