Carlos Vinicius qëndron jashtë fushave prej datës 25 gusht, që përkoi me javën e tretë të sezonit të ri në La Liga. Reali i Madridit fitoi 0-1 në Galici përballë Celta Vigos.

Sfidë ku ylli brazilian pësoi një dëmtim muskulor dhe u largua nga fusha pas vetëm 18 minutave. Pavarësisht rëndësisë së tij, skuadra e Carlo Ancelotti ia ka dalë t’i fitojë gjithë ndeshjet e deritanishme.

Përpara derbit kundër Atletico Madrid, që do të nisë prej orës 21:00 të së dielës trajneri italian i “Los Blancos” ka lajmëruar rikthimin e 23-vjeçarit.

“Vinicius është rikuperuar 100%”, gëzoi tifozët Ancelotti, ndërkohë që foli edhe rreth konkurrencës së madhe te Reali. Sidomos në mesfushë.

E kam të vështirë t’i lë lojtarët në pankinë, por konkurrenca është shumë e madhe në mesfushë. Gjithsesi nuk mund të trishtohesh kur ke dhënë 100%”, u shpreh trajneri i Realit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Verona
Artikulli tjetërAmir Rrahmanin e presin të gatshëm për Real Madridin