Nuk kemi parë një kohë të gjatë që një skuadër luan, krijon (ndoshta jo aq shumë), por gjithsesi luan më mirë se kundërshtari, dhe në fund të mos ketë fitues.
Kështu i ndodhi Manchester United që barazoi në Old Trafford me Evertonin që me një gjysmë gjuajtje shënoi golin e epërsië me anë të qendërmbrojtësit Phil Jagielka, dhe tërë kohën më pas u mbrojtë. Sigurisht një skuadfër e tillë nuk mund të mbahet dhe ta fitoj ndeshjan pa bërë asgjë, prandaj pas dy shtyllave të United, ata në fund fitojnë penallti nga e cila shënoi i rikthyeri nga suspendimi Zlatan Ibrahimovic, por ishte tepër vonë pasi u shënua në minutën e 94.
Me këtë barazim Man.United edhe më shumë po i zbeh gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, kurse Evertoni është në garë për Europa League.

Artikulli paraprakRoma fitoi, por Lazio në finale të Coppa Italia
Artikulli tjetërArrestohet trajneri Barcelonës, asistenti dhe dy futbollistë