Dje zyrtarisht u shpallën kampion dhe patën kremtën e festës së madhe të festimit të titullit të parë në histori të klubit. Por, qysh sot filloi puna te Trepça89, duke sjellë në skuadër dy përforcimet e para për 89-shin e së ardhmës. Kështu skuadra mitrovicase para pak minutash zyrtarizoi dy transferet e para që vijnë nga rivali lokal Trepça.

Kështu vëllëzërit e talentuar Arbnor e Ardian Muja, do të jenë futbollistë të ri të kampionit të Kosovës.

Ndryshe mitrovicasit kanë paralajmëruar transfere tjera të mëdha që kryesisht pritet të ndodhin brenda Superligës e Kosovës në futboll.

 

Artikulli paraprakJuve nuk i ndahet yllit të Monacos
Artikulli tjetërKryeziu i Kosovës shpallet më i miri i Luzern