Në të kaluarën ishte dëshirë e Manchester United, ndërsa tash Gigi Donnarumma është dëshirë e Real Madridit. Sipas shtypit spanjoll klubi mbretëror është duke menduar transferimin e portierit më përsepktiv në botë Donnarumma, në mënyrë që ta zëvendësojë Keylor Navas. Dihet se është shumë herët për të diskutuar rreth transferimeve tani, por interesimi ekziston.

Edhe Zinedine Zidane preferon një lëvizje të tillë pasi 17-vjeçari ka dëshmuar cilësitë e jastëzakonshme, ndërsa Florentino Perez i cili gjithmonë i blen lojtarët më të mirë në qarkullim, nuk është se do të dorëzohet lehtë.

Milan kishte refuzuar 40 milionë euro të Manchester United para pak muajsh, duke e cilësuar portierin si të vetmin të pashitshëm, por kur dihet sesi Perez dhe Real i shkojnë punës deri në fund dhe nuk kthehen mbrapa derisa ta realizojnë transferimin, Milan do të ketë punë që të thot vazhdimisht “JO”.

 

Artikulli paraprakRaiola zbuloi dëshirën e Ibrahimovic
Artikulli tjetërZbulohet formacioni anti-Maqedoni