Mino Raiola menaxheri më i famshëm i futbollit, e ka zbuluar që lojtari i Zlatan Ibrahimovic gjatë kësaj vere kishte dëshirë të rikthehej te Milan.

“Italia nuk i hiqet nga zemra Ibras”

Ibrahimovicit në qershor i kishte skaduar kontrata me Paris SG, dhe mediat britanile dhe italiane me javë të tëra janë marr me ardhmërinë e tij pasi ai kishte dy dentinacione, Serie A apo Premier League. Por, sipas asaj që tashmë zbuloi Raiola, paska qenë Anglia kampionati ku ai do të lunate.

“Milan është në zemrën e tij dhe skuadra më e dashur nga të gjitha e sidomos në Itali, por unë punova gjatë kësaj vere ekskluzivisht ta dërgoja te Man.United” tha Raiola për Mediaset.

Megjithatë, tifozët e Milanos edhe më tutje shpresojnë se pas një viti Ibrahimovic do të  riktehehet në San Siro, pas një “injeksioni” nga kinezët e rinjë në klub që kanë mundësi më pas të paguajnë pagë të lartë të lojtarit.

 

Artikulli paraprakAtmosferë e mirë në kampin kosovar
Artikulli tjetërZidane e dëshiron në Real