Edhe pse janë lider në La Liga, Real Madrid nuk është duke treguar formën që kishte para disa javëve, pasi dy humbje radhazi dukët që kanë ndikuar negativisht në ekip.

Këtë e pohon edhe vetë trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane, i cili tregon se kritikët kanë të drejtë kur flasin për formën jo të mirë që klubi nga “Santiago Bernabeu” po kalon këtë sezon.

“Jemi duke bërë përmirësime. Jemi ende në garë për titull në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Jam po ashtu i lumtur edhe me skuadrën time, dhe kurdo që ka kritika, ne duhet t’i pranojmë. Duhet të punojmë më fort dhe të besojmë se jemi duke bërë mirë. Nuk mund t’i ndryshojmë gjërat e tjera”, u shpreh tekniku francez.

Artikulli paraprakRonaldinho: Nuk do të bëhem asnjëherë trajner sepse…
Artikulli tjetërWarriors të paparë, shënuan 144 pikë, Curry shënoi pikë nga gjysma e fushës