Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho, ka rrëfyer sot për mediat se ai asnjëherë nuk do të bëhet trajner, pasi e di që nervat nuk kanë për ta mbajtur të qetë gjatë 90 minutave. Në një intervistë ekskluzive për “Goal.com”, braziliani pranon se për të do të ishte tepër stresuese të duronte 90 minuta në stol në deyrën e trajnerit, duke parë lojtarët në fushë.

“Unë nuk mund të drejtoj një skuadër për 90 minuta, pasi do të vuaja shumë”, tha ish-fituesi i “Topit të Artë”, që më tej shtoi: “Më pëlqen të shoh momentet më të bukura të një ndeshje dhe golat. Kjo është arsyeja që unë nuk do të bëhem kurrë trajner”.Ish-futbollisti brazilian,Ronaldinho, tashmë 36 vjeç, është një nga ikonat e futbollit, një talent i rrallë, që ka fituar respektin e tifozëve kudo që ka luajtur. “Të gjithë më respektojnë dhe më përqafojnë kudo që ndodhem. Jo vetëm te Barcelona, por kudo ku kam luajtur”, tha braziliani, që do të jetë në Paris sot për të parë takimin mes PSG-së dhe Monaco.

“Unë jam një djalë i PSG-së, pasi kur erdha këtu për mua u hapën rrugët e Europës. Kam fituar kudo ku kam luajtur dhe kjo më bën krenar, por besoj se kjo aventurë si lojtar nuk do të përsëritet nëse unë bëhem trajner. Duhen nerva të forta, por unë nuk mund të duroj 90 minuta në stol edhe sikur fansat të mos më shajnë nëse humbas”, u shpreh Ronaldinho./Telesport/.

Artikulli paraprakPunë e kryer: Gabbiadini për 20 mln euro nga Napoli në Premier League, sonte do të jetë…..
Artikulli tjetërZidane: Duhet të rikthehemi në formë, kritikat janë të mirëse ardhura….