Mbrëmë në NBA janë zhvilluar tetë ndeshje prej të cilave pa asnjë diskutim se është dalluar ajo në mes nënkampionit Golden State dhe LA Clippers. Luftëtarët shënuan fitore me rezultat të lartë 144:98, që është efikasiteti më i lartë i një skuadre sivjet pas kohës së rregullt.
Clippers patën epërsinë 5:4 pas një minutë e gjysmë dhe kjo ishte e tëra nga ata.

Warriors shkuan në pushim me +19 pikë, pastaj periudhën e tretë e fituan me 22 pikë dallim dhe kjo krejt fal basketbollistit të paparë Stephen Curry që ndeshjen e mbylli me 43 pikë prej tyre nëntë treshe. I shtoi 9 kërcime dhe 6 asistime. Dhe kur Curry vendos të gjuaj nga çdo pozitë aty nuk ka ndihmë për kundërshtarin, andaj ai shënoi edhe nga pjesfusha e vet.
Kevin Durant i shtoi 23 pikë kurse Klay Thompson 16. Te mysafirët i rikthyeri në nga lëndimi Black Griffin i shënoi 20 pikë, dhe ishte i vetmi që vlen të përmendet.

Rezultatet NBA:
Charlotte – Sacramento 106:109
Miami – Detroit 116:103
Milwaukee – Boston 108:112
Golden State – LA Clippers 144:98
Minnesota – Brooklyn 129:109
Phoenix – Denver 112:123
Utah – Memphis 95:102

Artikulli paraprakZidane: Duhet të rikthehemi në formë, kritikat janë të mirëse ardhura….
Artikulli tjetërKupa e Afrikës, Burkina Faso dhe Kameruni në gjysmëfinale