Vdekja e Diego Armando Maradonas tronditi padyshim të gjithë bitën e posaqëriaht mjedisin e Napolit, me mijëra tifozë që dolën në rrugë për t’i bërë homazhe kampionit të Argjentinës.

Lorenzo Insigne gjithashtu jashtë dhe brenda stadiumit Fuorigrotta bëri homazhe te “Pibe de Oro” me buqeta me lule, fjalë të sinqerta dhe madje edhe golin e nënshkruar (dedikuar) kundër Romës, përcjell Korneri.net

Por kjo nuk është e gjitha. Kapiteni i Napolit ka vendosur të shkojë më tej, duke sjellë me vete imazhin e Maradonës për tërë jetën e tij. Kështu që Insigne vendosi të bëjë tatuazh britmën e Maradonës në këmbën e tij, një gjest i rëndësishëm që dëshmon për admirimin e madh të kapitenit të Napolit për “Zotin e futbollit”. Korneri.net

Artikulli paraprakTonali, ylli që ka nis të shëndritë
Artikulli tjetërCarragher për Pogba: Zoti im, ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë ndonjëherë në jetën time