Po vjen një lojtar, yll i ri në futbollin italian dhe më gjerë.

Duke parë të dhënat dhe statistikat e fitores së rëndësishme të Milanit ndaj Sampdorias, të dielën mbrëma në Marassi 1-2, performanca e shkëlqyeshme e mesfushorit Sandro Tonali duhet të nënvizohet, përcjell Korneri.net

Talenti i së ardhmes i lindur në vitin 2000, është në rritje të vazhdueshme, ndërsa ndaj Samp ka bërë një garë solide dhe të çmuar për ekipin. Për të mbështetur këtë tezë vijnë të dhënat: Tonali është lojtari që ka vrapuar më shumë kilometra në fushë te Rossonerët me 12.05 Km afektive.

Ky është vetëm fillimi i asaj çfarë do të shohim nga ky djalosh në të ardhmen e shpejt. /Korneri.net

Artikulli paraprakSpanja bëhet problem për Kosovën apo anasjelltas
Artikulli tjetërYlli i madh italian e bëri tatuazh të papërsëritshmin “Maradona”