Paul Pogba e përfundoi me Manchester United sipas menaxherit të tij Mina Raiola. Ndarja është shumë e sigurt në një nga dy periudhat e ardhshme kalimtare dhe pas katër vitesh francezi do të ndryshojë klubin.

Për shumicën dërrmuese, ardhja e tij nga Juventus për 105 milionë euro ishte transferim i huqur, kështu mendon Jamie Carragher, mbrojtësi i famshëm anglez dhe një nga analistët më të mirë të futbollit sot Angli, përcjell Korneri.net

Carragher: Raiola dhe Pogba janë një turp

“Hiqni qafe atë, unë e kam thënë këtë për 12 muajsh. Zoti im, ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë në jetën time,” pretendon ish-lojtari i Liverpoolit, duke goditur Pogban dhe Raiolan.

“Unë mendoj se të dy janë të turpshëm. Menaxherët këto ditë nuk janë vetëm menaxherë, ata janë një  prind, një  mik më i mirë, këshilltarë financiarë. Ata shkojnë me pushime së bashku. Ai do të jetë shoku më i mirë i Pogbas. United dëshiron të heqë qafe francezin. Mos u mashtroni. Ole Gunnar Solskjaer vendosi Scott McTominay dhe Fred përpara tij kundër West Ham ndërsa ai pushonte lojtarët “.

“Ai nuk do të shkojë në Real ose Barcelona”

Dhe ku do të shkojë Pogba? Carragher mendon se ai nuk do të shkojë në Real ose Barcelona.

“Ka vetëm dy klube më të mira se United, Barcelona dhe Real Madrid. Me këtë dua të them lojtarët që mendojnë ashtu. Kështu Ronaldo shkoi nga United në Real. Të gjithë e shohin Barcelonën dhe Realin si majën e futbollit të klubeve. Por nuk ka asnjë shans për të blej Reali ose Barcelona. Do të habitem nëse vijnë për të. ” /Korneri.net

Artikulli paraprakYlli i madh italian e bëri tatuazh të papërsëritshmin “Maradona”
Artikulli tjetërPas Vidal lëndohet edhe Barella. Conte e ka alternativë vetëm danezin Eriksen