Alexis Sanchez në intervistën e tij të fundit kishte thënë se dëshiron të qëndrojë në Londër, por edhe të jetë pjesë e një skuadre me mentalitet fituesi, duke bërë që mediat të spekulojnë se ai do një transferim në Chelsea.

Por Arsene Wenger insiston se nuk ka asgjë negative në intervistën e Sanchezit, raporton Goal, transmeton ‘K.K”.

Ai madje i mori komentet e Sanchezit si indikacion se ai dëshiron që të qëndrojë në Arsenal.

“Ka vetëm një klub në Londër”, tha Wenger kur u pyet për intervistën e Alexis Sanchez.

“Personalisht, mendoj se ai është i lumtur këtu. Nuk kam se çka të shtoj”, tha Wenger.

“Nuk shoh asgjë negative në intervistën e tij. Ai dëshiron që të fitojë titullin e kampionit dhe kjo është ajo që e do çdokush”, shtoi francezi.

Artikulli paraprak100% me besim të humbur nga Zidane! Real Madrid nis kontaktet për superportierin gjerman
Artikulli tjetërWenger edhe dy vite te Arsenali, shpërthejnë protestat!