Edhe dy vite të tjera në krye të Arsenalit. Sipas informacioneve të fundit nga “Daily Mail”, menaxheri francez Arsene Wenger do të jetë në stolin e “togjinjëve” deri më 30 qershor 2019, pasi ai dhe zyrtarët e klubit janë dakorduar pas bisedimeve që patën për tri ditë rresht, shkruan Korneri.net.
Sigurisht se një lajm të tillë nuk e kanë prit aspak mirë tifozët e kësaj skuadre që kanë shpërthyer nëpër rrjetet sociale, pasi askush më nuk e dëshiron Wengerin në krye të skuadrës, kurse shumë lojtarë të Arsenalit do të largohen sepse nuk kanë qenë të lidhur me të, mirëpo ka edhe prej atyre që e dëshirojnë në stol, si Mesut Ozil.

Artikulli paraprakWenger për intervistën e Sanchez: Alexis e dëshiron titullin me Arsenalin, Londra e ka vetëm një klub….
Artikulli tjetërShqetësime te Bayern për portierin Neuer