“Ndihem i rëndësishëm për Juventusin, të shohim se çfarë do të vendosë klubi”, ishin këto fjalët e Buffon në stërvitjen para derbit gjatë një bisede që pati me Pier Ausilion. Një deklaratë që të bën të besosh se kapiteni i bardhezinjve po mendon që të mos tërhiqet.

Gazetat sportive italiane “La Stampa” dhe “Gazzeta dello Sport” shkruajnë se Buffon do të tërhiqet në fund të sezonit, teksa e ardhmja e tij është në rol drejtues te kampionët e Italisë.

Drejtuesit nuk shqetësohen për largimin e tij pasi, Scenzy në ndeshjet e fundit ka treguar se mund t’i besohet posti i titullarit. Deri më tani ai ka luajtur n 5 ndeshje si titullar në kampionat, dhe një në Champions.

Artikulli paraprakLabinot Tahiri ka një lutje për një futbollist
Artikulli tjetërHidhet shorti në Champions: Këto janë ndeshjet e ferrit të fazës së 1/8-ve