Humbja në finalen e Superkupës së Italisë ka ndikur negativisht te Napoli.

Skuadra e Gennaro Gattusos humbi 3-1 nga Verona duke mos arritur të parakalonte Juventusin dhe Atalantën në renditjen tabelare, shkruan Korneri.net

Irving Lozano e shënoi golin e dytë më të shpejtë sivjet në Serie A (9 sekonda), ende pa kaluar 30 sekonda, megjithatë ishte krejt që Napoli bëri, pasi vendasit u treguan fenomenal në vazhdim.

Federico Dimarco barazoi rezultatin, kurse Antonin Barak i dha epërsinë e parë vendasve. Fitoren Veronës ia siguroi lojtari më i mirë Mattia Zaccagni. Pas javës së 19-të, Napoli renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, 2 më pak se Juventusi dhe Atalanta dhe 3 më pak se Roma në vendin e tretë.

Në ndeshjen tjetër Genoa e mposhti Cagliarin në krizë 1-0 me golin e shtatë sezonal të sulmuesit Mattia Destro. /Korneri.net  

Artikulli paraprakE pabesueshme si duket Ibrahimovic
Artikulli tjetërBrazil, rrëzohet aeroplani i Palmas: 4 lojtarë dhe presidenti vdiqën