“Jam më se i kënaqur. Xhaka është një lojtar polivalent, i cili luan kudo që ta vendosësh. Është një “xhol” në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo është një gjë shumë e mirë për ne”.

/Xhani De Biasi 6 tetor 2014/

Shumë ujë ka rrjedhur që nga ajo kohë. Shumë deklarata janë bërë nga ajo kokë kur në kombëtare kishte mbërritur jo pa bujë vëllai i Granit Xhakës që atëherë luante në Bundesligën gjermane. Janë fjalët e Xhani De Biasit që jo pa krenari thoshte para medieve se kishte zbuluar një tjetër talent të cilin e kishte bërë pjesë të kombëtares. I lindur në Basel të Zvicrës në 28 mars 1991,(Xhaka ka sot ditëlindjen e 26-të) e nisi futbollin në moshë të herët. Babai i Xhakave, Ragipi u vu në sulmin e medieve zvicerane se i “kishte falur” Shqipërisë një nga djemtë e tij që ishte rritur dhe formuar në kombëtaret zinxhir të Zvicrës nga U15 deri në U21.

Ai që e kishte bindur Taulantin të vishte fanellën kuqezi ishte vetë trajneri italian i kombëtares shqiptare Xhani de Biasi. Pasi u aktivizua me te gjithë grupmoshat e kombëtares zvicerane, në maj 2013 mediat raportuan se në maj 2013 Taulant Xhaka do të pranonte një thirrje nga kombëtarja e Shqipërisë. Me 18 dhjetor 2013 Xhaka mori shtetësinë shqiptare, por përpara se të hynte në fushë duhet të merrte leje nga FIFA.

Thirrjen e parë nga trajneri Gianni De Biasi,Taulanti e mori me 5 mars 2014 per nje ndeshje miqësore kundër Maltës, por për shkak dëmtimi u zëvendësua nga Renato Arapi, citon lapsi.al.

Thirrja e dytë ishte për një miqësore treshe kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos më 31 maj, 4 dhe 8 qershor 2014. Sërish ai u tërhoq duke deklaruar se nuk ishte gati për shkak të një dëmtimi. Këtu nisën dyshimet se Xhaka nuk ne kishte seriozisht Shqipërinë dhe se pranimi për De Biasin ishte për t’i bërë presion Zvicrës.

Me 25 qershor Xhaka u lejua nga FIFA të luajë për Shqipërinë edhe ne ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Thirrjen e tretë Taulanti e mori për ndeshjen kundër Portugalisë më 7 shtator 2014 e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian “Francë 2016”. Në atë ndeshje Xhaka bëri debutimin e tij duke luajtur 90 minuta dhe ku Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 me golin e paharrueshëm të Bekim Balajt.

Xhaka bëri një performance te mire ne debutimin e tij te pare dhe u perfshi ne 11-shen me te mire nga ndeshjet e raundit te pare te Uefa Euro 2016 kualifikuese. Edhe në ndeshjen e radhës të Shqipërisë Xhaka serish luajti si titullar kundër Danimarkës në “Elbasan Arena” me 11 tetor 2014 ku Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1.

Me 14 tetor 2014 ishte ndeshja kundër Serbisë në Beograd ku Xhaka ishte serish si titullar. Ajo ndeshje u ndërpre fillimisht për shkak te hedhjes se fishekzjarrëve nga tifozët serbë në fushë, por situata degjeneroi kur në stadium u shfaq droni me banderolën e Ballist Morinës, citon lapsi.al.

Taulant Xhaka ishte një nga futbollistët që u përfshi në përplasje fizike me lojtarët serbë për të marrë nga duart e tyre atë banderolë. Ai kishte nxjerrë në pah jo vetëm grintën e tij si lojtar, por edhe karakterin e tij shpërthyes.

Janë jo të pakta komentet që thurnin lavde për Taulant Xhakën dhe sjelljen e tij prej patrioti në atë situatë.

Artikulli paraprakFiorentina e “etiketon” pasuesin e Sousa
Artikulli tjetërNeymar gëzon tifozët e Barcelonës me këtë deklaratë…