Mbrëmë në NBA janë zhvilluar vetëm tri ndeshje, prej të cilave më e mira dhe më dramatike ishte ndërmjet Dallas dhe Portland e cila i takoi mysafirëve me rezultat minimal 114:113. Hero e kësaj përballje ishte C.J McCollum i cili shënoi pikët vendimtare në sekondën e fundit të ndeshjes për t’i dhënë gëzimin e 23 sezonal skuadrës së tij. Njëherësh ai ishte koshashënuesi më i mirë me 32 pikë, derisa Damien Lillard i shtoi 29 pikë të tjera. Te Dallas u dalluan Harrison Barnes me 26 pikë, Dirk Nowitzki me 25 dhe Wesley Matthews me 23.

Houston realizoi fitoren e 38 në këtë edicion pasi e kaloi pa asnjë probleme dhe pengesën e quajtir Orlando Magic me rezultat 128:104. Gjashtë basketbollistë vendas shënuan pikë dyshifrore, ndërsa i pari ishte i zakonshmi James Harden me 25 pikë e 13 asistime, Trevor Ariza me 20 dhe Clint Capela me 17 pikë të shënuara, derisa te mysafirët u veçuan Serge Ibaka me 28 pikë dhe Evan Fournier me 21 pikë.

Ndeshja e tretë kaloi sipas parashikimeve pasi Charlotte Hornets mposhti njërën prej skuadrave më të dobëta Brooklyn Nets 111:107, edhe pse mysafirët luajtën mjaftë mirë në këtë duel. Për çudi tre basketbollistët më efikas te Hornets shënuan nga 17 pikë secili, Walker, Batum dhe Belinelli, kurse te Nets më efikasit ishin, Bogdanovic me 22 pikë dhe Lopez me 20./

Artikulli paraprakSkuadra angleze i ofron 1 mln euro për katër muaj…
Artikulli tjetërFOTO/ ‘Tronditet’ Europa, dy super-sulmues pranë Milanit. 100 mln Euro