MILAN, ITALY - SEPTEMBER 20: Carlos Bacca #70 of AC Milan celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on September 20, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani është në pritje për përfundimin e negociatave me pronarët e rinj kinezë të cilët do të forcojnë financat e klubit madje do të tentojnë të kthejnë kuqezinjtë në sukseset e dikurshme.

Sipas raportimeve të fundit, “Corriere dello Sport” ka zbuluar planin e merkatos së Milanit i cili gjatë verës do të shqyrtojë transferimin e dy sulmuesve të mëdhenj: Sergio Agueros dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Janë plot 100 milionë euro të cilat do të vendosen në dispozicion për të kryer këto dy transferta që do të tronditin Italinë, shkruan “Football-Italia”.

Pas 101 golave gjatë katër sezoneve me Dortmundin, Aubameyang ka konfirmuar se në fund të sezonit do të provojë një eksperiencë të re por pa bërë me dije emrin e skuadrës së ardhshme.

Gjithashtu pronarët e rinj pritet të ndryshojnë edhe stafin teknik të Milanit ku Vincenzo Montella pritet të zëvendësohet nga trajneri Roberto Mancini.

Image

Artikulli paraprakSuperndeshje në Portland, Harden e mban skuarën e tij në shpinë
Artikulli tjetërZbulohet dokumenti: “Fenomeni” refuzohej për 15 mijë dollarë