Fushat me baltë dhe me borë, nuk lejuan ekipet kosovare të futbollit të dëshmohen si duhet.

Edhe zyrtarisht edicioni vjeshtor i elitës së futbollit tonë mori fund me ndeshjet e xhiros së 18-të, por pikërisht kur në program ishin tri ndeshje derbi, Gjilani-Drita, Llapi-Trepça ’89 dhe Feronikeli-Prishtina, ndodhi për herë të parë që në asnjë ndeshje apo më saktë në 270 minuta lojë të mos ketë gola, shkruan Korneri.net.

Kjo statistikë ishte e papritur, por është edhe një tjetër që deri në këtë javë nuk është parë asnjëherë. Në fakt, ishte xhiroja më e zbehtë pas 18 xhirove pasi janë shënuar vetëm 6 gola, kurse më së shumti ishin realizuar në javën e 13. kur rrjetet ishin tundur plot 18 herë. /Korneri.net

Artikulli paraprakArbnor Morina zbulon një të pa thënë deri tani
Artikulli tjetërKjo statistikë e Drenicës të lë me gojë hapur!