Shpeshë herë ndodh kur skuadra nuk qëndron mirë financiarisht, dhe nuk kryen detyrimet financiare ndaj futbollistëve të rebelohen, madje të shkojnë deri në bojkotimin e ndeshjeve.

Futbollistët e Drenicës janë në po të njëjtën lëkurë tash e disa javë me rradhë nuk po marrin atë për të cilën po derdhin djersë. Por, kjo sikur nuk po i “pengon”, drenicakëve që përkundër kësaj po shënojnë rezultate fantastike, madje tashmë është një fakt mjaft interesant që të bën t’ia heqësh kapelën djelmoshave “Kuqezi”, shkruan Korneri.net

Drenica në 12 javët e para konsiderohej skuadër me stabilitet të qëndrushëm financiar. Por gjatë kësaj periudhe skuadra pati mungesë të rezultateve pozitive, duke tubuar vetëm 14 pikë në tabelë dhe duke o konsideruar së bashku me Besën, Flamurtarin e Vllazninë, si katër skuadrat që janë më të rezikuarat të largohen nga Superliga.

Mrekulli! Përkundër krizës finaciare dhe mos përmbushjeve të detyrimeve ndaj futbollistëve, skuadra e Bekim Shotanit, diti të zgjohet madje në 6 javët e “krizës”, Drenica nuk doli asnjëherë e mposhtur duke mposhtur skuadra të fuqishme sikurse Prishtina e Trepça 89, madje duke tubuar 14 pikë të tjera aq sa patën gjatë fazës kur pretendohej që gjithçka ishte “OK”, rreth financave të klubit.

Drenica këtë cikël e mbylli në mes të tabelës me 28 pikë, 6 më pak se lideri Llapi, dhe në rast se tejkalohen problemet ekonomike në pranverë, atëherë mos u qudisni nëse skuadra nga Skenderaj, do të kërkojë titullin./korneri.net/

Artikulli paraprakStatistika më e çuditshme e Vala Superligës së Kosovës është kjo!
Artikulli tjetërFOTO/ Real Madridi i Zidane më i dobëti në 10 vitet e fundit