Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, është musafir së bashku me Bekim Isufin e Muharrem Sahitin, në panelin e emisionit sportiv “Koha shtesë” të moderatorës, Vlera Isufi. Morina në bashkëbisedim e sipër zbuloi një fakt interesant për adhuruesit e futbollit kosovar, sa i përket transfermit të futbollistëve te kjo skuadër. Sipas tij Gjilani gjatë afatit kalimtar të verës ishte në bisedime me tre futbollistë të cilët në parim kishin pranuar trasferimin te “Skifterat”, por pasaj në skenë doli Drita e cila i ofroi mjete më të volitshme financiare për t’ia ndëruar mendjen.

Morina këtë zgjedhje të tashmë këtyre tre futbollistëve të Dritës, e konsideroi të natyrshëm ngase siç tha ai futbollistët gjithmonë zgjedhin ofertën më të mirë të ofruar në tavolinë.

Artikulli paraprakAmbiciet e Dritës ngjallën polemika në mes Bekim Isufit e Muharrem Sahitit
Artikulli tjetërStatistika më e çuditshme e Vala Superligës së Kosovës është kjo!