Tashmë dihen gjashtë skuadra evropiane që kanë siguruar plasmanin në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Paris SG, Bayern Munchen, Manchester City, Tottenham, Besiktas dhe Real Madrid, janë kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira për sivjet, ndërsa disa të tjera mund ta bëjnë këtë të mërkurën mbrëma, shkruan Korneri.net.

Gjasat e mëdha të sigurojnë vend në rrethin e dytë kanë Man.United, Roma, Chelsea, Barcelona dhe Juventus, kurse nga grupi A, lufta më e madhe do të jetë në mes Basel dhe CSKA Moska, kurse pa gjasa nuk është as Sportingu i Lisbonës. /Korneri.net

Artikulli paraprakStambolli? Jo, këtë herë ishte Ramón Sánchez Pizjuán
Artikulli tjetërLapadula mund të luaj në botërorin Rusi 2018!!!