Superndeshja në Ramón Sánchez Pizjuán, ndërmjet Sevillas dhe Liverpool ishte e jashtëzakonshme, me skuadrën vendase që luajti më mirë në tërë ndeshjen, dhe futbolli është i çuditshëm shumë shpesh pasi njëra skuadër luante, tjetra shënonte, por në fund drejtësia erdhi në vendin e vet.

Skuadra spanjolle shkeli kundërshtarin e tij në pjesën e dytë duke shënuar tri herë, por epërsia e thellë prej 0:3 nga pjesa e parë ishte e lartë për rikthim senzacional, mirëpo për Liverpoolin ishte një lloj “hakmarrje” me këtë rezultat kur në finalen e kësaj gare më 2005 patën kthyer rezultatin ndaj Milanos, për të triumfuar pas penalltive.
Dy herë Firmino dhe një gol tjetër i Mane, i dhanë epërsinë për anglezët të paarritshme, por jo edhe për andaluzianët që e kthyen ndeshjen në “dramë”. Dy herë Ben Yedder dhe goli i sekondave të fundit nga Pizarro, e bënë grupin E, të jashtëzakonshëm sepse tash Liverpool ka 9 pikë, Sevilla 8, kurse Spartak 6, që në duelin e fundit luan në Anfield Road për kualifikim.

Artikulli paraprakNapoli fitoi, por ende është larg kualifkimit, Man City fitoi në fund
Artikulli tjetërSkuadrat e kualifikuara në Ligën e Kampionëve