Një ditë babai im do ta drejtoj Interin. Kështu tha para pak ditësh Giovanni Simeone, sulmuesi i Genoas, ndërsa fjalët e tij i ka fuqizuar edhe më shumë pikërisht Cholo Simeone, trajneri aktual i Atl.Madrid. ai e pranoi se shumë shpejt do të jetë në krye të Interit, vetëm se nuk është sigurtë tani a do të jetë në vitin 2017 apo 2018.

“Një ditë do ta drejtoj Interin, ky lajm nuk është secret. Cikli im me Atl.Madrid një ditë do të përfundoj dhe mendoj se do të vije shumë shpejt dhe ardhmëria ime do të jetë te neroaxurët” deklaroi Diego Simeone që qysh tani trimëroi edhe më shume dhe ngriti në këmbë tërë tifozët e këtij klubi të madh italian.

 

Artikulli paraprak30 bukuroshe në hotelin e njëjtë, PSG deklasohet nga Montpellier!!!
Artikulli tjetërBilic afër shkarkimit