Trajneri kroat Slaven Bilic, është afër shkarkimit pasi skuadra e tij West Ham United pas disfatës 1:5 nga Arsenali gjendet në pozitën e 17 me 12 pikë, vetëm një më shumë se Sunderland që është në zonën e kuqe. Sipas “Daily Mirror”, zyrtarët e klubit kanë kërkuar që në ditët e ardhshme të takohen me Bilicin dhe të diskutojnë për të ardhmen e tij.

Ata do t’ia japin rastin e fundit në dy ndeshje rresht që West Ham i luan në shtëpi përballë Burnley dhe Hull City, duke ia fal ndeshjen e radhës së londinezët e luajnë në Anfield Road përballë Liverpoolit.

 

Artikulli paraprakSimeone: “Po, do ta drejtoj Interin”
Artikulli tjetërZyrtare: Kosovë – Islandë zhvillohët në këtë stadium