Chievo dhe Roma e nisën pasditën e futbollit italian me dielin që nuk dha fitues dhe gola.

Skuadra e Eusebio Di Francescos ishte larg më e mirë, por për këtë barazim pak mund tam err fajin edhe ai vet sepse nuk e nisi ndeshjen me sulmuesin kryesor Edin Dzeko si dhe super argjentinasin Diego Perotti, shkruan Korneri.net.

Megjithatë, fajtori kryesor i këtij barazimi të dhimbshëm të Romës ishte portieri i jashtëzakonshëm, Stefano Sorentino, i cili ka prit saktë pesë raste të 100% të Romës, pasi definitivisht e kishte ditën e tij më të mirë. Ai ndali të gjithë topat që i erdhën në drejtim të tij, edhe nga 4-5 metra duke i dhënë një shpresë Chievos edhe të fitojnë krejt pasi dosa herë u treguan shumë të rrezikshëm para portës së brazilianit Alisson. Roma humbi dy pikë të mëdha në garë për titull të kampionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy lojtar i Chelsea huazohet
Artikulli tjetërA ju kujtohet Wilshere? E ardhmja e anglezit e pasigurt