Lega Serie A, ka dal me një deklaratë zyrtare duke u bazuar në interesimin dhe shikueshmërinë që do të ketë derbi “Madonnina”, Inter-Milan që në program është të shtunën në ora 12.30.
Kjo përballje pritet të ketë rekord apsolut për një ndeshje futbolli nga Serie A, pasi si i tillë është lënë në këtë orarë shkaku i shikuesve aziatikë të cilët tashmë kanë arsye më shumë t’i shohin këto dy klube të mëdha italiane dhe evropiane pasi pronarët janë nga Kina.
Sipas shifrave të fundit aktualisht shikues potencial në TV janë 566 milionë, shifër kjo që do të rritet në gati 1 miliard njerëz në botë me 39 transmetues të ndryshëm në planet që do të shohin skuadrat e drejtuar nga Pioli dhe Montella.

Në Evropë transmetimin e kësaj ndeshje e kanë të gjitha shtetet që do të arrijë shifrën prej 186 milionë njerëz, dhe kuptohet në Amerikën e Jugut që potencalisht do ta shohin ndeshjen rreth 98 milionë njerëz.

Ky është vetëm fillimi….

Artikulli paraprakStatistikat Bayern-Real, ndeshje me plot rekorde
Artikulli tjetërKomisioni Disiplinor i FFK-së merr vendimin për Bajram Gashin e Ismet Munishin