Ndeshja mes Bayern Munchen dhe Real Madrid do të hyjë në histori për shumë arsye.

Ky është takimi i 23-të në historinë e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve ndërmejt rivalëve të vjetë, i 17-i në epokën e Ligës së Kampioneve, një rekord për këtë garë.

-Bayern Munchen dhe Real Madrid janë në barazim sa i përket kualifikimeve me eliminim direkt me nga pesë triumfe.

-Real Madrid ka humbur 9 nga 11 ndeshjet në udhëtim te Bayern Munchen (ka edhe 1 barazim dhe 1 fitore), por madrilenët fituan në vizitën e tyre të fundit në “Allianz Arena” duke i shkaktuar bavarezëve humbjen e tyre më të rëndë në shtëpi (4-0).

-Bayern Munchen ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për sezonin e gjashtë radhazi. Në secilin nga pesë edicionet e mëparshme ekipi gjerman ka arritur të paktën deri në gjysmëfinale.

-Bayern Munchen ka fituar 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampioneve (58 gola të shënuar, 9 të pësuar), seria më e gjatë në historinë e garës. Skuadra e fundit që i mposhti në “Allianz Arena” ishte … Real Madrid, në prill 2014 (4-0).

Asnjë nga 10 ndeshjet e fundit të Bayern Munchen në Ligën e Kampioneve nuk ka përfunduar në barazim (7 fitore, 3 humbje). Barazimi i fundit ishte ndaj Benfica në prill 2016 (2-2).

-Bayern Munchen ka shënuar 24 gola në këtë stinorë të Ligës së Kampioneve, duke përfshirë 10 vetëm në dy ndeshjet e fundit (kundër Arsenalit). Megjithatë, ata kanë ruajtur vetëm një herë rrjetën të paprekur në 7 ndeshjet e fundit.

-Bayern Munchen ka regjistruar një mesatare mbajtjeje të topit prej 70%, më të lartën në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra bavareze kryeson këtë renditje të veçantë që nga sezoni 2013/14.

-Ky është sezoni i 20 radhazi në të cilin Real Madrid arrin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, një rekord apsolut, ndërsa ka arritur në finale në 6 sezonet e fundit radhazi.

-Real Madrid dhe Juventusi janë të vetmet skuadra që nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Gjithashtu ka humbur vetëm 1 nga 10 ndeshjet e tyre të fundit me eliminim direkt (6 fitore, 3 barazime), pikërisht nga skuadra gjermane Wolfsburg në prill 2016 (2-0).

-Real Madridi ka shënuar minimalisht 2 gola në secilën prej 8 ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kampioneve në këtë stinorë. Por gjithashtu, në asnjë prej këtyre ndeshjeve nuk e ka mbajtur portën e paprekur.

-Zëvendësuesit e Real Madridit janë më efikasit e Ligës së Kampioneve, me 5 gola (3 nga Morata).

-Robert Lewandowski ka shënuar në secilën prej 3 ndeshjeve të tij të fundit, nuk ka arritur asnjëherë të regjistrojë katër ndeshje radhazi me gola të shënuar. Ai ka shënuar gjithashtu 15 gola në 13 ndeshjet e tij të fundit në “Allianz Arena”. E vetmja herë që nuk shënoi gjatë kësaj periudhe ishte ndaj Benfica në prill 2016.

-Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar gol që 613 minutash në Ligën e Kampioneve, seria e tij më e gjatë që kur ai regjistroi pikërisht 613 minuta pa gol me fanellën e Manchester United, nga maji 2008, deri në mars 2009. Ai nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetë asnjë prej 33 gjuajtjeve të tij të fundit.

-Gjashtë golat e fundit të Sergio Ramos në Ligën e Kampioneve janë shënuar të gjithë në fazën me eliminim direkt, ku përfshihet edhe dygolëshi i tij me kokë ndaj Bayern Munchen në “Allianz Arena” në prill 2014. Nëse luan, kjo do të jetë ndeshja e tij e 99-të në këtë garë.

Artikulli paraprakLista e pjesëmarrësve (U14/15) për në turneun ndërkombëtar në Rumani
Artikulli tjetërRekord i rekordeve derbi “Madonnina”