Prishtina shënoi edhe fitoren e dytë kampionale. Kaltër e bardhët triumfuan në Prizren ndaj Lirisë me dy supergolat e mesfushorit Endrit Krasniqi. Ai në golin e parë që e shënoi nga rreth 28 metra gjuajti saktë dhe nuk ka pasur gjasa portieri Armend Ruxhi, por te goli i dytë Ruxhi pati faj.

Vendasit të cilët ishin shumë të mirë pas pranimit të golit të parë, me plotë meritë e barazuan rezultatin përmes Visar Berishës, mirëpo kjo ishte e tëra që arritën të bëjne prizrenasit në këtë duel, pavarësisht se posedimi i topit ishte në anën e tyre.

Artikulli paraprakFitojnë favoritët
Artikulli tjetërZyrtare: Pasalic i Milanos